Maurizio Prudentino kerkon lirimin e te atit

Maurizio Prudentino djali i Albino Prudentino te akuzuarit per lidhje me grupe kriminale ka kerkuar nga drejtesia shqiptare lirimin e babait te tij.
Ne nje deklarate per shtyp Maurizio Prudentino me argumentimin se dokumenti i cili eshte derguar nga prokuroria e Leces ne daten 29 shtator nuk i eshte paraqitur mbrojtjes dhe per kete arsye ai nuk eshte me ne stadin e te arrestuarit pasi i ka mbaruar afatet e nevojshme per paraqitjen e dosjes brenda 40 diteve.
Per kete arsye kerkoj ne menyre te menjehershme lirimin e babait tim Albino Prudentino ne menyre qe ai mund te paraqitet me deshiren e tij perpara prokurorise se Leces ne te cilen kemi besim te plote per tju pergjigjur dhe per tu mbrojtur nga akuzat e ngritura ndaj tij thuhet me tej ne deklaraten e Maurizio Prudentinos.
Me tej djali i te akuzuarit Albino Prudentino thekson se ai dhe familja e tij nuk kane me besim tek drejtesia shqiptare pasi sipas tij prokuroria nuk po zbaton nje nga principet kryesore te Kushtetutes ate te te drejtes se mbrojtjes.