E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj: Luaj kudo, madje edhe në sulm

mavrajNga Edmond Sufaj

Mbrojtësi i kombëtares u shpreh optimist për ndeshjen e radhës ndaj Norvegjisë, duke theksuar qe mungesat nuk do të ndikojnë

Kur duhen edhe dy ditë nga përballja shumë e rëndësishme më skuadrën e Norvegjisë, mbrojtësi i skuadrës kombëtare, Mërgim Mavraj u shpreh optimist për mundësitë e skuadrës së tij në përballjen me kundërshtarët e radhës.

Jemi skuadër shumë e mirë, ku besoj se nuk do ta kemi problem kalimin e nordikëve. Mungesat në ekip janë të rëndësishme, por ato nuk do të na pengojnë që të arrijmë objektivin në ndeshjen e radhës, tha Mavraj.

Pyetjes se në cilin krah të mbrojtjes ai do jepte maksimumin, duke iu referuar mungesave, mbrojtësi u përgjigj: Pozicioni në fushën e lojës është kompetencë e trajnerit.

Gjithsesi, unë nuk e kam problem të luaj në gjitha pjesët e mbrojtjes, madje do luaja edhe në sulm, tha Mavraj duke nënkuptuar gatishmërinë në dispozicion të skuadrës kombëtare dhe trajnerit De Biazi. Ndeshja ndaj Norvegjisë është e vështirë, por jo e pakalueshme.

Skuadra ka cilësitë e duhura për të arritur fitoren në këtë sfidë, tha Mavraj. Mbrojtësi i Greuther Furth në Gjermani, theksoi rëndësinë që do të kenë tifozët në këtë sfidë, e cila pritet të jetë shumë e rëndësishme për vijimësinë në grup.

Tifozët do të jenë një element më shumë në këtë sfidë. Jam i bindur se do të arrijmë që ti gëzojmë ata me lojë dhe me rezultat, tha Mavraj. Mbrojtësi ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren, duke qenë titullar i saj. Ardhja e tij i ka dhënë më shumë siguri mbrojtjes në ndeshjet e zhvilluara.

Mbrojtësi është pjesë e Geuther Furth që nga viti 2011-të. Ai ka luajtur 76 ndeshje më këtë skuadër, duke shënuar dhe dy gola. Mbrojtësi nuk ka harruar që ironizojë kundërshtarët. Paskan thënë që është do arrijnë të pamundurën?

E kanë thëne drejtë, në Qemal Stafa është e pamundur që të arrihet objektivi për ta, theksoi Mavraj. Për ndeshjen ndaj Norvegjisë, Mavraj theksoi se për një skuadër ka rëndësi grupi dhe jo individi.

Natyrisht, mungesa e Canës dhe Lilës janë të rëndësishme, por mendoj se në një ekip ka më shumë rëndësi grupi se sa individi, nënvizoi Mavraj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›