Mavraj, pritet prezantimi nga Igli Tare
Tashmë nuk ka asgjë për të fshehur, Mërgim Mavraj pritet të firmosë sot me Lacion. Pas paraqitjes shumë të mirë në ndeshjen me Norvegjinë, drejtuesit e Lacios, edhe ndonjë hezitim të vogël që mund të kenë pasur, e kanë harruar dhe janë bindur totalisht për mbrojtësin shtatlartë të Kombëtares shqiptare, që lë kështu Grojther Furthin, që ka rënë në Bundesligën 2, për të shkuar në një skuadër më të madhe, siç është Lacio, që fitoi këtë vit Kupën e Italisë. Sot në mesditë, Mavraj, pasi të firmosë kontratën e re, do të prezantohet nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare. Duke shtuar edhe Canën dhe Strakoshën, bëhen 4 shqiptarë te Lacio.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)