Kaçe: Te Kombëtarja gjeta një ambient mjaft të ngrohtë
Mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, tani nuk është i pishmanit që ka zgjedhur Shqipërinë, sidomos pas debutimit në ndeshjen me Norvegjinë. Ai u ka treguar medieve greke se është i kënaqur me zgjedhjen që bëri për të veshur fanellën kuqezi. "Pasi vendosa të zgjedh Shqipërinë, e vërteta ishte se nuk dija se çfarë do të më priste. Mirëpo jam vërtet shumë i lumtur për ambientin e ngrohtë që gjeta në Kombëtaren shqiptare. Lojtarët dhe tifozët më pritën mirë, saqë m'u duk vetja sikur kisha vite që isha pjesë e skuadrës. Nga ana tjetër, më duhet të falënderoj trajnerin De Biazi. Unë do të mundohem të fitoj besimin e tij. Ai është një trajner që nuk bën diferencime, por punon njësoj, si me lojtarët e rinj, ashtu edhe me më të vjetrit", - tha Kaçe për të përditshmen greke "Sport Day".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)