Mazhoranca: Qeveria po u jep fund faturave aforfe, të ligjëruara nga socialistët
Partia Demokratike ka reaguar dje në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të ashpra të eksponentëve të Partisë Socialiste, në lidhje me vendosjen e faturave amorfe, duke vënë në dukje se kjo qeveri është e interesuar tu japë fund këtyre faturave. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi dje nga selia blu, se PD dhe qeveria kanë qenë dhe janë të vendosur kundër faturave aforfe dhe nuk mund të jetë dakord me qëndrimet e Partisë Socialiste për falimentimin e një enti që është jetik për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Bogdani vuri në dukje se “për tetë vjet me radhë Partia Socialiste nuk realizoi kartat e identitetit, ndërsa sot që procesi është në zbatim, ata kërkojnë pse po i bëjmë dhe mendojnë se shqiptarët nuk dinë ti japin përgjigje atyre që nuk i realizuan dot për dy mandate resht”. “Për tetë vjet me radhë ata vendosën regjimin e faturave aforfe, dhe sot ngrenë zerin kundër vendosjes së 170,000 matësve të rinj të nevojshem, të cilet nuk u vendosen ne kohen e Harasanit, por po vendosen në kohën e kësaj qeverisje, e cila po u jep fund faturave aforfe. Partia Demokratike dhe kjo qeveri ka qenë dhe janë të vendosur kundër çmimeve aforfe dhe nuk mund të jetë dakord me qëndrimet e Partisë Socialiste për falimentimin e nje enti që është jetik për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ndërsa më herët, Partia Socialiste reagoi me anë të nënkryetarit të grupit kuvendor socialist Erion Braçe, i cili duke iu referuar faturave aforfe theksoi se vendosja e tyre janë të paligjshme. Ndonëse, reagimi i PD-së, bën të qartë se qeveria është e vendosur tu japë fund këtyre faturave, të cilat PS i ligjëroi gjatë 8 viteve të qeverisjes korruptive galopante. Më tej, Brace, shtoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një tjetër vjedhje e madhe ndaj shqiptarëve. “Të gjitha humbjet, të ardhura si efekt i paaftësisë së KESH-it, do të paguhen nga qytetarët me çmimin e ri të energjisë elektrike. Pikërisht për këtë arsye ne kemi apeluar në vijimësi, që qytetarët shqiptarë të kundërshtojnë me çdo mjet demokratik këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike, që vjen si pasojë thjesht dhe vetëm e keqmenaxhimit të KESH-it”, tha Braçe.