E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO shpall prioritet zgjerimin me 3 vendet e Ballkanit

Aleanca e Atlantikut të Veriut është e interesuar që brenda të saj të përfshijë sa më parë tre vendet e kartës së Adriatikut, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë. Mbajtja e Samitit të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, pritet që me vendim të përbashkët, Shqipëria të ftohet për t’iu bashkangjitur aleancës krahas dy vendeve të tjera të A3. Vendi ynë konsiderohet nga vendet anëtare të NATO-s, si një potencial i rëndësishëm rajonal për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Aleatët ka vënë në dukje se vendi ynë ka bërë progresin e mjaftueshëm në reformimin e sektorëve jetikë luajalë, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e në mënyrë të veçantë vlerësohet procesi i strukturimit të forcave të armatosura, në krijimin e një forca ushtarake tërësisht profesioniste dhe të aftë për të kryer e vetme misione të paqes dhe të qenit pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën anti-terror. Kësisoj, shpresat për marrjen e një ftese për anëtarësim në NATO janë plotësisht të evidentuara. Kreu i Aleancës Jap De Hop Shefer ka deklaruar se vendet e NATO-s do të tregohen zemërgjera me vendet e kartës Adriatik 3, para dhe gjatë samitit të zgjerimit në Bukuresht. “Në samitin e Bukureshtit janë 3 vendet që kanë në plan anëtarësimin, por aleatët do ta shohin rajonin me zemërgjerësi. Ftesa mund të jepet, por duhet pritur data 6 mars kur do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel”, ka deklaruar Shefer, duke theksuar se Aleanca do të shohë me përparësi progresin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë ndaj përmbushjes së standardeve të NATO-s. Gjatë samitit të Bukureshtit, të tre vendet e A3, mbeten tërësisht të angazhuar për të treguar se anëtarësimi në NATO është i merituar dhe do t’i shërbejë stabilizimit të rajonit të Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›