E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca, akuza kryesocialistit Rama

Te gjithe deputetet e mazhorances, akuzuan dje me radhe kreun e opozites, Edi Rama, se po mban peng opoziten e vendit. Ministri i Shtetit, Genc Pollo, e quajti dje Ramen nje aventurier, amoral dhe fondamentalist, qe po kerkon te rrezikoje demokracine e vendit. "Rama ta kete te qarte, se ne i themi "jo" nje qeverisje te perbashket dhe "jo" zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme",-tha Pollo. Akoma me ashper, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e akuzoi kreun e opozites se vuan nga crregullime mendore. Sipas saj, Rama sipas mjekeve psikiater, ka simptomen e crregullimit ndaj autoritetit dhe rregullit. "Simptome e cila reflekton sjellje mosbindese, kriminale dhe rezistence ndaj cdo aktiviteti normal. Njerezit qe e kane, shfaqin shenja te dukshme kokefortesie, humbje durimi, debate dhe sjellje te ashpra hakmarrese",-tha Bregu. Ne kete kuader, ajo kerkoi nevojen emergjente te kurimit te kreut socialist, qe sipas saj reflekton sjellje te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›