Percaktohen procedurat e perkthimit te pyetesorit te KE, tarifa 2 mije leke
Qeveria ne mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimit per percaktimin e procedurave te perkthimit te pyetesorit te Komisionit Evropian, ne kuader te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Keshtu me propozim te Ministrise se Integrimit, Keshilli i Ministrave vendosi qe, duke qene se Ministria e Integrimit organizon procesin e perzgjedhjes se perkthyesve per perkthimin dhe rishikimin e perkthimit te pyetesorit te Bashkimit Evropian, ajo ndjek disa procedura per ceshtjen e perkthimit te pyetesorit. Procedurat qe do te ndjeke kjo Ministri, sipas vendimit te djeshem te qeverise kane te bejne me shpalljen e lajmerimit per perzgjedhjen e perkthyesve, percakton kriteret per perzgjedhjen e tyre, percakton numrin e perkthyesve, qe do te perfshihen ne kete proces, ndan punen, ndermjet perkthyesve, sipas kapitujve/nenkapitujve te pyetesorit,
kujdeset per unifikimin e terminologjise, gjate procesit te perkthimit. Njeheresh ne baze te vendimit te qeverise, vleresimi i kandidaturave behet nga nje komision vleresimi, i ngritur me urdher te ministrit te Integrimit. Nga ana tjeter, lista e perkthyesve te perzgjedhur miratohet nga ministri i Integrimit, me propozimin e komisionit te vleresimit. Keshtu, tarifa e shperblimit per perkthimin dhe rishikimin e perkthimit per nje faqe kompjuterike eshte 2 000 (dy mije) leke, sipas standardeve te miratuara nga ministri i Integrimit. Ndersa efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar per Ministrine e Integrimit. Per zbatimin e ketij vendimi, ngarkohet Ministria e Integrimit menjehere pas hyrjes ne fuqi, me botimin ne "Fletoren zyrtare".