Kuvendi kalon ligjin "Antimafia"
Rozeta Rapushi
Kuvendi miratoi dje me 74 vota, projektligjin per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", i quajtur se fundmi si ligji "Antimafia" dhe akuzoi ashper Edi Ramen, se i del ne krah kupoles mafioze ne vend. "Reagimet kunder ketij ligji, inspirohen dhe paguhen nga mafia. Por ne jemi me te bindur se kurre per zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit",-tha nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, nga ky ligj do te tronditet vetem mafia, nderkohe qe biznesi do te shpetoje nga kthetrat e saj. "Zero tolerance per mafien. Jo me sic ndodh ne Tirane, ku 70% e lejeve te ndertimit, i marrin vetem dy seksere, eftimet dhe shkrelet apo ku 82% e siperfaqeve te ndertimit, i jepet vetem kupoles mafioze, qe drejton nje force kryesore politike te vendit", akuzoi Berisha, duke theksuar se qeveria e tij nuk e cmontoi mafien ne mandatin e kaluar, pasi kishte probleme te tjera me madhore. "Rama me qendrimin kunder ligjit, i shprehu solidaritetin kupoles se mafies, me te cilin ndau 750 milione euro", vijoi akuzat kryeministri. Ne kete kuader, ai theksoi faktin se nuk do te ekzistoje asnje imunitet, per akuzat korrupsion dhe krim te organizuar, per asnje anetar te mazhorances. Ne te njejten linje edhe kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi tha se ligji ka per synim te dekurajoje zhvillimin e cdo aktiviteti mafioz ne Shqiperi, sepse vetedija se nje dite pasurite e paligjshme do te sekuestrohen, e demotivon krimin, dhe nga ana tjeter, te caktivizoje burimet e medha financiare, qe mbajne ne kembe organizatat kriminale. Para miratimit te ligjit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Patozi, kerkoi pergjigje nga kreu socialist Rama, se pasurite e kujt mendon Edi Rama dhe lirite e kujt ka parasysh ai se preken, kur e kundershton ligjin antimafia dhe e konsideron ate antikushtetues? "Le te shpresojme se nuk e ka fjalen per Aldo Baren dhe boset e tjere te krimit te organizuar, qe jane goditur pa meshire nga forca e ligjit prej vullnetit te kesaj qeverie ne 4 vitet e fundit. Por kjo eshte e veshtire per t'u besuar, po te kemi parasysh mijera faqe me transkriptime pergjimesh te krimineleve me te rrezikshem ne Shqiperi, ku del fare qarte emri i Edi Rames", akuzoi Patozi. Sipas tij, per vite me radhe, Rama ka ushqyer pa u lodhur me para dhe me pasuri publike disa tipa, te cilet sigurisht qe do te vihen ne veshtiresi pas aplikimit te ketij ligji. Po keshtu, edhe Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, sulmoi ashper nga foltorja e Kuvendit, kreun socialist per mafien e ndertimit. Nga ana tjeter, ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, institucioni qe u more me perpilimin e neneve te ketij ligji, tha se me kete ligj ashpersohen masat kunder grupeve te krimit te organizuar dhe sekuestrimit te pasurive te tyre.