E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca i kthen pergjigje opozites Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar

01-11-2010 / Gazeta 55

Qendrimi i PD-se lsquoOk per komisionin hetimor por jo hetim te vendimeve te formes se prere nga gjykatat

Kreu i grupit kuvendor te demokrateve Astrit Patozi i ka kthyer sot pergjigje opozites per oferten e dorezuar dy jave me pare lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Numri 2 i Partise Demokratike ne letren e derguar sot veren se ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar. Sipas Patozi mazhoranca eshte gati te hetohet gjithcka te pretenduar nga opozita por me nje kusht qe te mos cenohet Kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet te Gjykates Kushtetutese dhe Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve. Prandaj ne propozojme qe te ngreme menjehere Komisionin Hetimor te nisim hetimet per te gjitha ceshtjet qe Ju kerkoni pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre- deklaron ne pergjigjen e kthyer sot perfaqesuesi i mazhorances Astrit Patozi.


Pergjigjja e plote e mazhorances per oferten e opozites


Me kete leter desheroj tju pershendes si dhe tju bej me dije se ne shqyrtuam apo me sakte te themi rishqyrtuam me vemendje propozimin tuaj te dates 15 Shtator. E kam fjalen per dokumentin qe kryetari i PS zoti Edi Rama i dorezoi kryetarit te Partise Demokratike zotit Sali Berisha ne takimin e dates 22 tetor 2010 mes forcave politike parlamentare te vendit dhe perfaqesuesve te shoqerise civile per reformen zgjedhore ne te cilen kerkoni te zgjidhen te gjitha pretendimet tuaja per zgjedhjet e 28 Qershorit. Une dua tju siguroj se ne kemi vullnet te plote per tiu pergjigjur te gjitha kerkesave tuaja sikunder jemi te bindur se ne rast se ekziston vullnet nga ana juaj te gjitha pretendimet per zgjedhjet e 28 Qershorit mund te marrin pergjigje te plote. Ne kete kontekst me lejoni qe te theksoj edhe nje here se


- Ndonese ne dallim nga zgjedhjet parlamentare te meparshme te vendit ne raportin e OSBE/ODHIR per zgjedhjet e 28 Qershorit nuk ekziston as edhe nje sugjerim apo rekomandim per hetim parlamentar apo hetim tjeter te tyre ne jemi te gatshem ti pergjigjemi kerkesave dhe pretendimeve Tuaja.


- Ndonese Kushtetuta e vendit dhe ligji per komisionet hetimore parlamentare miratuar gjate kohes qe PS ka qene ne pushtet nuk detyrojne grupe parlamentare apo edhe deputete te vecante qe te perfshihen ne komisione hetimore parlamentare ne do te marrim pjese ne Komisionin qe Ju desheroni te ngrini.


- Ndonese Ligji Nr. 8891 dt. 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore ne nenin 9 percakton se perberja e komisioneve parlamentare duhet te jete ne proporcion me perberjen e parlamentit ne kemi pranuar dhe pranojme qe Ju te kryesoni Komisionin dhe te keni shumicen ne cdo votim te tij.


- Ndonese ekziston vendimi i Kuvendit nr. 25 dt. 19 mars 2010 per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar per zgjedhjet ne jemi dakord te ngreme nje komision te ri nga e para per hetimin e tyre.


- Nderkohe ne Ju propozojme qe Komisioni Hetimor Parlamentar te kete te gjithe kohen e nevojshme per te permbushur detyren e tij dhe kjo te realizohet duke zgjatur afatin e aktivitetit te tij.


- Ne propozimin Tuaj Ju rendisni nje seri ceshtjesh te lidhura me zgjedhjet per tu hetuar dhe kerkoni hetim te pakufizuar per te gjitha ato. Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar. Kjo eshte sanksionuar qarte ne vendimet 18 2003 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 te Gjykates Kushtetuese te cilat kane bere interpretimin e plote kushtetues te kompetencave per komisionet hetimore parlamentare. Ndaj jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet te Gjykates Kushtetutese dhe Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve. Prandaj ne propozojme qe te ngreme menjehere Komisionin Hetimor te nisim hetimet per te gjitha ceshtjet qe Ju kerkoni pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre.


- Ne propozojme qe per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga Gjykatat e vendit Ju qe kembengulni per hetim te pakufizuar ti drejtoheni Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa Juaj per rinumerimin e votave. Ndersa per vendimet e Gjykates Kushtetuese nr. 18 2003 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 ne te cilat kjo Gjykate percakton apo me sakte nuk lejon Komisionin Hetimor Parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave Ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per intepretimin e vendimeve te saj.


- Ne Ju garantojme se ne zbatim te vendimeve te gjykatave jemi te gatshem te rinumerojme rivleresojme cdo vote dhe te ndryshojme e rivleresojme cdo rezultat.


- Ju propozoni qe ne te hetojme zgjedhjet duke shkelur nenin 178 te Kodit Zgjedhor sipas te cilit KQZ hap kutite e votimit dhe materialet zgjedhore i dergon ne arkiv dhe djeg njekohesisht fletet e votimit.


- Kryetari juaj me date 22 Maj deklaroi publikisht ne media se ai nuk e pranon nenin 178 te Kodit Zgjedhor te votuar me konsensus te plote nga PD dhe PS. Ne nuk pranojme dhe nuk mund te pranojme shkeljen e tij. Por ne propozuam qe ne pritje te vendimit te gjykatave kutite e votimit te qendrojne te paprekura dhe nderkohe te hetojme rreth te gjitha ceshtjeve te tjera qe Ju keni kerkuar. Nuk duhet te harroni se sekreti i votes eshte nje nga kushtet me thelbesore te nje procesi te lire zgjedhor dhe zbatimi i plote i Kodit Zgjedhor garanton jo vetem transparencen por mbi te gjitha sekretin e votes i cili eshte parim themelor per zgjedhje demokratike. Nderkaq ne rast se Ju hiqni dore nga rinumerimi i votave ne jemi dakord ti kerkojme KQZ-se te zbatoje nenin 178 te Kodit Zgjedhor per trajtimin e materialeve te votimit dhe te terheqim nga arkivi te gjitha materialet qe ai do te arkivoje aty.


- Me date 22 tetor ne u mblodhem se bashku per reformen zgjedhore pra per adresimin e te gjitha rekomandimeve te OSBE/ODHIR per zgjedhjet e ardhshme. Ne e vleresuam pjesemarrjen ne kete tryeze te kryetarit te PS zotit Edi Rama. Ne serish e perserisim propozimin tone qe ne Komisionin e Reformes Zgjedhore ose edhe jashte tij ne grupin Tuaj parlamentar Ju te hartoni te gjitha amendamentet per te adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR. Shumica parlamentare do ti votoje ato pa asnje ndryshim pasi te keni marre opinionin e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODHIR. Kjo per shkak se standartet ligjore te zgjedhjeve ne Shqiperi nuk mund te jene tjeter vecse standartet nderkombetare. Ne tryezen parlamentare por edhe ne letren qe Ju i drejtuat kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Europian zotit J. Daul zotit M. Schulz dhe Komisionerit Fuumlle Ju shpreheni se Kodi Zgjedhor eshte i mire por ai nuk eshte zbatuar dhe se per Ju ka rendesi zbatimi i tij. Ne te vertete Kodi Zgjedhor aktual eshte teresisht konsensual midis PD dhe PS dhe sipas OSBE/ODHIR dhe Komisionit te Venecias ai perben baze te plote per zgjedhje demokratike. Por rekomandimet e OSBE/ODHIR gjithashtu duhen vleresuar dhe adresuar si te dobishme per arritjen e standarteve me te larta te mundshme ne kete fushe. Lidhur me garancite e zbatimit te Kodit Zgjedhor sigurisht qe institucionet e vendit dhe forcat politike kane detyrimin e padiskutueshem per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit zgjedhor. Por fatmiresisht zgjedhjet kane edhe vezhgues vendore dhe nderkombetare me nje praktike te gjere dhe metodologji te konsoliduar dhe gjithepranuar ne vezhgimin e zbatimit te ligjit ne te gjitha periudhat e procesit zgjedhor. Ne zgjedhjet e 29 Qershorit cdo vote procesverbal dhe dokument per te gjitha kutite e votimit pervec vetem pese prej tyre pra per 4749 kuti votimi eshte i miratuar me unanimitet te plote dhe ka firmen e mbi 20 mije komisionereve te PS. Po keshtu zgjedhjet u vezhguan nga rreth pese mije vezhgues vendas te cilet u shprehen se ato ishin te lira dhe te ndershme. Ne raportin perfundimtar te OSBE/ODHIR per zgjedhjet e 28 Qershorit shkruhet se nuk pati asnje prove per manipulim te rezultateve dhe numerim te parregullt. Ne raport vertet thuhet se pati probleme tektnike ne 1/3 e qendrave te numerimit por theksohet se keto probleme nuk nderhyjne apo nuk ndikuan ne procesin e numerimit te votave. Pavaresisht nga keto ne jemi te hapur per ti shqyrtuar te gjitha propozimet Tuaja dhe per ti votuar ato pa medyshje pasi te keni marre opinionin e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODHIR-it. Duke perfunduar ne shpresojme qe ne rast se Ju jeni vertet te interesuar te vleresoni oferten tone e cila permban konsensusin tone total per reformen zgjedhore dhe adresimin ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit te te gjitha pretendimeve Tuaja per zgjedhjet e 28 Qershorit 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›