Nje grup deputetesh i kerkon Gjykates Kushtetuese interpretimin e tre neneve per pavaresine e trupes gjyqesore

Letra e 1/5-es se deputeteve te Kuvendit te Shqiperise
Kerkesa jone per interpretimin e tre neneve te Kushtetutes posacerisht te lidhura me perberjen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte nis me nje pyetje baze Nese kerkojme te krijojme dhe te ruajme nje trupe gjyqesore te pavarur si nje objektiv madhor ne shtetin e se drejtes cilat procedura seleksionimi duhet te perdoren qe te maksimalizohet kjo arritje Ne vendimin nr. 2 date 19.01.2005 Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Ky sistem emerimi i adoptuar nga Kushtetuta i ve subjektet qe perfshihen ne te para kerkeses se respektimit te parimit te luajalitetit kushtetues i cili shpreh ne thelb respektin e ndersjellte nga secili subjekt ndaj kompetencave te tjetrit si dhe nenkupton krijimin e nje raporti bashkepunimi midis tyre. Ne rastin ne shqyrtim ky parim kerkon nga Presidenti i Republikes dhe Kuvendi i Shqiperise qe ne zgjedhjen e cdo gjyqtari te udhehiqen nga i njejti objektiv - per te siguruar nje perberje cilesore dhe te pershtatshme te Gjykatave. theksimi yne Duke marre parasysh natyren normative te kesaj pyetjeje vleresojme se rruga me e drejte e njohur dhe eksperimentuar nga disa vendime te tjera te Gjykates Kushtetuese eshte zberthimi interpretativ ne detaje i normes dhe parimeve kushtetuese nepermjet nje vendimi te posacem ne kete fushe. Pavaresisht nga nje konsesus universal qe ekziston sot per rendesine e pavaresise te gjyqesorit asnje perkufizim per kete koncept nuk ekziston. Sipas teorise juridike pavaresia eshte harmonizim i perbashket i tre faktoreve paanesise izolimi nga ndikimet politike dhe stabiliteti institucional. Ndersa dy komponentet e pare kane te bejne me karakteristika te gjyqtareve individualisht aspekti i trete vendos theksin ne marredhenien funksionale te gjykates me aktoret e tjere politike brenda sistemit ne nje vend. Nivelet domethenese te pavaresise jane te varuara ne shkallen ne te cilen nje institucion gjyqesor ka nje rol te dallueshem dhe te vecante per te vendosur per ligjshmerine e akteve shteterore dhe marredhenieve te tjera te realizoje berjen e drejtesise dhe te vendose vlerat e pergjithshme kushtetuese dhe ligjore. Gjykatat ne kapacitetin e tyre si institucione legjitime dhe te qendrueshme duhet te jene ne gjendje te veprojne te lira dhe si mjedise te pabanuara nga dege te tjera te pushtetit politik te shtetit. Edhe per kete fakt institucionalizmi perben nje faktor determinant per te mundesuar dhe siguruar nje gjyqesor te larte te pavarur efektiv profesional dhe te pergjegjshem. Ne kete prizem institucionalizimi i procedurave dhe marredhenies se emerimit te gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese duhet pare si nje proces kushtetues qe garanton stabilitet dhe percjell vlera si qellim te vetem te tij. Nje prej aspekteve me te rendesishme ne kete drejtim perfshin kerkesat e kualifikimit per nje pozite ne anetaresine e Gjykates se Larte ose Gjykates Kushetuese. Ky aspekt perfshin shkallen dhe menyren sesi rekrutohen keta gjyqtare te larte perfshire ketu edhe perzgjedhjen mes trupes akademike dhe praktikanteve te se drejtes. Sa me te forta te jene kriteret e kualifikimit si per anen profesionale te pregatitjes ashtu edhe eksperiences se gjate gjyqesore aq me shume ndikohet ne percepsionin se Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese jane unike komunitete profesionistesh me kerkesa te pervijuara qarte dhe sakte per hyrjen dhe koncetrimin e elites ne keto institucione te rendesishme. Pervec saktesimit te rolit te secilit institucion Presidentit dhe Kuvendit ne momentet aktuale eshte e domosdoshme edhe saktesimi procedurial ne secilin hap qe hedhin institucionet qe nga krijimi i vakances dhe deri ne plotesimin e saj sipas Kushtetes se Republikes se Shqiperise. Udherrefyes te tille procedurale sidomos ne procesin e perzgjedhjes se kandidaturave mungojne dhe pa to perberja cilesore dhe e pershtatshme e gjykatave paraqitet me fizionomi te cunguar. Neni 125 paragrafi 3 i Kushtetutes percakton se Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet me nje te treten e anetaresise se saj sipas procedures se parashikuar me ligj. Nje detyrim i tille kushtetues sanksion se ne cdo moment qe shihet perberja e Gjykates Kushtetuese ajo duhet te reflektoje perteritje cdo tre vjet me nje te treten e anetaresise se saj tre gjyqtare. Aktualisht sikunder paraqitet edhe nga vendimet e Gjykates Kushtetuese per deklarimin e mandatit te anetarit te gjyqtareve te saj brenda nje periudhe disa mujore ka ndodhur mbarimi i mandatit te gjashte gjyqtareve te saj. Nje pjese e gjyqtareve te rinj jane dekretuar dhe eshte dhene pelqimi nga Kuvendi i Shqiperise ndersa per disa te tjere jane duke u zhvilluar procedurat perkatese ne Kuvend. Ligji nr. 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise nuk jep pergjigje per nje rast te tille ne asnje prej dispozitave te tij. Ne te tilla kushte lind domosdoshmeri ballafaqimi i situates aktuale te ketyre gjashte mandateve me percaktimet kushtetuese te perteritjes cdo tre vjet dhe ne nje te treten e perberjes se saj nepermjet nje vendimi interpretues perfundimtar te Gjykates Kushtetuese. Me konkretisht pyetjet dhe situatat qe duhet te kene nje pergjigje perfundimtare per te sotmen dhe te ardhmen e ketyre institucioneve dhe udherrefyes per aktoret kushtetues te perfshire ne krijimin dhe konsolidimin e tyre jane 1. Si duhet interpretuar neni 125 paragrafi 3 i Kushtetues ne raport me situaten aktuale te procedures se emerimit te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese Cili eshte mekanizmi qe eshte i vlefshem me qellim te respektohet percaktimi i nenit 125 paragrafi 3 te Kushtetutes per perteritjen cdo tre vjet me nje te treten e anetaresise 2. A duhet te jene te njejtat kritere per kompozimin e Gjykates se Larte me ato te Gjykates Kushtetuese Cili duhet te jete dallimi i kritereve per emerime ne keto dy gjykata nisur nga pozicioni dhe kendveshtrimi kushtetues A ka konflikt kushtetues ne rastin e percaktimit te kritereve te njejta ligjore per emerimin dhe perberjen e Gjykates se Larte me ato qe jane ne nenin 125 paragrafi 2 per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese A duhet te kete ndonje raport ne perberjen e Gjykates se Larte nepermjet raportit numerik te perberjes se saj mes gjyqtareve qe vijne nga pushteti gjyqesor dhe juristeve qe kane eksperience jashte sistemit gjyqesor A duhet te jete karriera vertikale nga Gjykata e Apelit ne Gjykaten e Larte si element fundor i karrieres ne gjyqesor apo duhet te pervijohen edhe linja te tjera kompozimi per kandidaturat qe i burojne nga pushteti gjyqesor 3. Nje kandidature qe i paraqitet Kuvendit duhet te plotesoje kriterin e 10 vjet gjyqtar diten e dekretimit apo ka hapesira per te lejuar qe diten e dekretimit te mos plotesoje kushtin 10 vjecar por daten e shqyrtimit ne Kuvend ta plotesoje kete kerkese 4. A mund te shtoje Kuvendi kritere te tjera shtese per vleresimin e merites se zgjedhjes se kandidaturave ne fazen e shqyrtimit te ketyre kandidaturave ne te
...