E Diel, 1 Nëntor 2026

Palet ende te ndara pas pergjigjes se PD-se per hetimin e zgjedhjeve

Ne Shqiperi duket se pergjigja e partise demokratike ndaj ofertes se paraqitur nga opozita 10 dite me pare per zgjidhjen e ngercit politik lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit te kaluar nuk ngjall shpresa per afrimin e paleve. Ne letren derguar sot e djathta shprehet se ne rast se opozita kerkon te nis hetimin me materilet zgjedhopre atehere do te zbatohet neni i kodit i cili detyron komisionin qendror te zgjedhjeve qe pas arkivimit te ketyure materalieve te djege fletet e votimit te cilat mund te mbeten te paprekura nese opozita do kerkoje interpretimin e gjykatave per ceshtjet qe lidhen me rinumerimin. Po ashtu e djathta shprehet se hetimi nuk mund te jete i pakufizuar sikunder kerkon partia socialiste.

Dhjete dite pasi kryetari socialist Edi Rama i dorezoi kryeministrit Sali Berisha nje oferte te re sic tha ai per zgjidhjen e ngercit te hetimit te zgjedhjeve demokratet u pergjigjen sot zyrtarisht me ane te nje letre te derguar nga kryetari i grupit te tyre parlamentar Astrit Patozi. Qe ne rreshtat e pare te pergjigjes ku zoti Patozi shprehej se ata kishin rishqyrtuar ne fakt nje propozim qe datonte me 15 shtator lihej te kuptohej qarte se vazhdimi i metejshem nuk do te kishte ndonje surprize. Dhe ne fakt palet kane mbetur ne pozicionet e meparshme. Socialistet ne propozimin e tyre kerkonin qe objekt hetimi te ishin vetem materialet zgjedhore. Diten kur ky propozim u dorezua kryeminstri Berisha u duk sikur beri nje terheqje nga pozicionet e me parshme kur deklaroi se kutite me fletet e votimit nuk do te prekeshin. Por ne fakt kjo deklarate e tij i referohej sic shpjegohet edhe ne pergjigje vetem rastit nese opozita do kerkonte nje interpretim ligjor ne gjykaten kushtetuese dhe jo rastit kur duhet te hetohen materialet e votimit.

Demokratet i mbeten besnik qendrimit se kodi zgjedhor percakton se Komisioni qendror hap kutite e votimit dhe materialet zgjedhore i dergon ne arkiv dhe djeg njekohesisht fletet e votimit. Ne nuk pranojme dhe nuk mund te pranojme shkeljen e ketij neni shkruan zoti Patozi. Por socialistet disa here kane deklaruar se djegia e fleteve te votimit do te priste cdo ure komunikimi. Duke qene se kjo eshte dhe pika kyce e ndarjes mes paleve duket se serish situata eshte kthyer aty ku ishte pa bere asnje perparim.

Nje pike tjeter e kundershtuar nga shumica eshte edhe ajo pjese e kerkeses se socialisteve qe flet per nje hetim te pakufizuar lidhur me natyren e materialeve apo dokumentave e provave qe kerkohen te administrohen. Sipas demokrateve asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar.

Demokratet ftojne opoziten te behet pjese e reformes zgjedhore dhe te hartoje amendamentet. Por duke qene se ceshtja e hetimit te zgjedhjeve duket se do te mbetet zvarre edhe reforma elektorale rrezikon te mbetet peng i saj duke qene se socialistet e kane bere te qarte se reforma mund te realizohej paralelisht me hetimin e zgjedhjeve te shkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›