Mazhoranca i ndryshon emrin SHIU-t, tashmë i ngjashëm me CIA-n
Megjithë kundërshtimet e forta të opozitës, mazhoranca në komisonin e sigurisë i ka ndryshuar emrin SHIU-ut.
Tashmë institucioni më i debatuar për çështjen e përgjimeve, për të paktën për nga emri do të ketë ngjashmëri me CIA-n amerikane, duke marrë emrin Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes.
Por, mbi të gjitha përplasjet mes palëve janë përqëndruar tek kompetencat e kësaj agjencie, për të cilat opozita ka rezerva të forta.
Përtej debateve, në fund ka fituar vota e shumicës, e cila ka zyrtarizuar emrin Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe miratimin e 80 neneve të këtij projektiligji.
Megjithatë, ky draft do të kalojë edhe testin e votimin në sallën e Kuvendit, ku pritet të ketë debate të forta.