Mazhoranca propozon Nishanin. Dule dhe Idrizi PS te kandidoje Nanon reagon ky i fundit

Mazhoranca propozon Bujar Nishanin, aktualisht ministër i Brendshëm, si
kandidat për Presidentin e ardhshëm të vendit. Duke konfirmuar tërheqjen
e kandidatit zyrtar për president të mazhorancës, Artan Hoxha, kreu i
grupit të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se Nishani është propozimi i
mazhorancës dhe se seanca ku do të kryhet edhe raundi i katërt për
votimin e Presidentit do të zhvillohet në orën 17.00. Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe ai i PDIU-se Shpetim Idrizi kerkojne nga PS qe te kandidoje Fatos Nanon per President.
Nga ana tjeter Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë
që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës. "Ta fitojmë
këtë garë bashkë, bashkë, bashkë. Fitorja e përbashkët e sotme le të
jetë parathënie e hyrjes në historinë fituese të mëtutejme për Partinë
Socialiste, për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë. Së bashku të bëjmë
fituese Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e Nanos.
Nano thirrje PS: Ta fitojmë bashkë këtë garë
Kandidati i vetëshpallur në garën për president, Fatos Nano, përmes një njoftimi për shtyp, e ka quajtur të turpshme situatën e krijuar së fundmi dhe i kërkon PS që ta kandidojë për të fituar bashkë garën për president.
“Fatos Nano po ndjek me vëmendje të gjithë këtë kaos total që po shkaktojnë Kryetarët e Partive të cilët tashmë për shkak të llogarive e axhendave Deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë
Artan Hoxha
Kandidati i terhequr per President të tyre të ngushta partiake, po e kthejnë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në një proces të turpshëm dhe në një rrezik të madh për fatet e vendit dhe të integrimit europian.Turp dhe vetëm turp mund të konsiderohet gjithçka po ndodh me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Turp sepse ka arratisje nga serioziteti. Turp sepse ka arratisje nga përgjegjshmëria. Turp sepse ka arratisje nga integrimi.Turp sepse ka arratisje nga Europa. Turp sepse ka arratisje nga gara e lirë dhe e ndershme. Turp sepse ka arratisje nga konsensusi. Turp sepse ka arratisje fatale nga atdhedashuria", thuhet në deklaratë.
Më tej shtohet se "ky është momenti, kjo është dita që përtej dështimit të derisotëm, Kryetarët e Partive, gjithsesi të ngrihen përmbi honet e llogarive të ngushta politike partiake që fundosin Shqipërinë, dhe të lartësohen me përgjegjshmëri të lartë kombëtare në nivelin e parimeve të atdhedashurisë për ta ngritur Shqipërinë në meritën e vlerën që i takon si një vend Europian".
Fatos Nano ripërsëriti se mbetet i vetëofruar për klasën politike shqiptare dhe publikun shqiptar për të patur mundësinë për të synuar konsensusin, ose për të garuar e për ta fituar këtë garë.
Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës. "Ta fitojmë këtë garë bashkë, bashkë, bashkë. Fitorja e përbashkët e sotme le të jetë parathënie e hyrjes në historinë fituese të mëtutejme për Partinë Socialiste, për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë. Së bashku të bëjmë fituese Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e Nanos.
Deklaratë kandidatit të tërhequr Artan Hoxha
Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do te mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe mediave pranë tyre të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të baltosura në këto 22 vite, përfshirë shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale. Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe pak shkuar në favor në favor të zgjidhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë.
Dule: Opozita të propozojë Nanon
Kryetari i PDIU-së, Vangjel Dule e konsideron proces fals që dëshmon dështimin e klasës politike këtë që po ndodh në vend për zgjedhjen e presidentit.
"Mazhoranca sërish e dëshmoi edhe me tërheqjen e Hoxhës se nuk mund të zgjedhë Pressidentin e Republikës as me shumicë të thjeshtë. I drejtohem opozitës dhe Ramës se në momente të tilla, kur kemi një mazhorancë të paaftë, opozita nuk mund t'i shmanget betejës politike. Duhet që të dalë përpara dhe të ofrojë alternativën e vet dhe të propozojë Fatos Nanon", tha Dule.
Idrizi: PS të ofrojë Nanon
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se Partia Socialiste duhet të ofrojë kandidaturën e Fatos Nanos për President, duke kujtuar se koha nuk premton dhe se zgjedhja e kreut të vendit duhet të bëhet shpejt.
"Unë kam propozuar kandidaturën e Nanos në tryezën e bisedimeve të së dielës në një moment, kur po hidheshin kandidatura të tjera. Për këtë gjeta mbështetjen e Ilir Metës", tha Idrizi.
Kryetari i PDIU-së theksoi se askujt në këtë vend nuk i interesojnë zgjedhjet e parakohshme, por në të njëjtën kohë u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës pavarësisht kostos që ato kërkojnë.
Oketa: Duhet president konsensual
Një prej themeluesve të forcës politike Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa kërkoi zgjedhjen e një presidenti përmes një fryme konsensuale, sepse kjo do të ishte zgjidhja e duhur.
"Vendi ka nevojë për një konsensus, kjo është ajo që i duhet vendit", tha Oketa. I pyetur nga Sokol Balla, drejtpërdrejt nga emisioni në "Top Story" se përse ësshtë tërhequr kandidati Hoxha, Oketa u shpreh se nuk ka dijeni për cfarë ka ndodhur. Oketa theksoi se mendon se vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Berisha: Votojmë Artan Hoxhën, konsensusi i pamundur
Profili i Artan Hoxhës
Artan Hoxha, kandidati për President. Rama: Tryeza dështoi