E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti mazhoranca propozon Nishanin. Dule Opozita te propozoje Nanon

Mazhoranca propozon Bujar Nishanin, aktualisht ministër i Brendshëm, si kandidat për Presidentin e ardhshëm të vendit. Duke konfirmuar tërheqjen e kandidatit zyrtar për president të mazhorancës, Artan Hoxha, kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se Nishani është propozimi i mazhorancës dhe se seanca ku do të kryhet edhe raundi i katërt për votimin e Presidentit do të zhvillohet në orën 17.00.

Ende nuk dihen arsyet se përse zoti Artan Hoxha është tërhequr nga kandidatura, ndërkohë që emri i tij u konfirmua sërish mëngjesin e së hënës në mbledhjen e grupit të PD-së, nga Kryeministri Sali Berisha. Ne baze te Kushtetutes, raundi i katert per votimin e Presidentit duhet te zhvillohet deri ne mesnaten e sotme, perndryshe ky raund do te quhet i djegur.

Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Berisha: Votojmë Artan Hoxhën, konsensusi i pamundur
Profili i Artan Hoxhës
Artan Hoxha, kandidati për President. Rama: Tryeza dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›