E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rrëzon dekretin, mbetet në fuqi ligji për IMPORTIN e plehrave

Share

Me 73 vota pro, asnjë abstenim, 59 pro, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikimin e ligjit për mbetjet. Pas një debati maratonë, Kuvendi ka vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit, i cili kishte shprehur shqetësim për nenin që mundësonte importin e plehrave në Shqipëri. Ndërkohë, sicc ishte paralajmëruar, disa qytetarë kanë dalë në protestë kundër ligjit.

Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për tu dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, tu themi jo importit të kancerit, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.

Një tjetër qytetare, shtoi: Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berisha. Kam ardhur këtu për të kërkuar para parlamentit që të mos aprovohet ky ligj shkatërrues. Kam ardhur që ti bëj thirrje Zonjës Topalli, e cila është shndërruar në kryeaktivisten në luftën kundër kancerit, që të mos pranojë importimin e lëndëve që do të dëmtonin shëndetin dhe vetëm sa do të shtonin rastet me kancer.

Njëri prej drejtuesve të lëvizjes civile, Ardian Klosi, në fjalën e tij kujtoi se: Kur në korrik protestuam ndaj shembjes së Piramidës, qeveria i quajti qytetarët pionerë të Enverit. Por, ata pionerë arritën që në një natë të mblidhnin pesë mijë firma. Pionerët bënë që presidentit të mos ta firmoste shembjen. E pra, paska një qytetari që di të bëjë zërin e saj të dëgjohet në këtë vend. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë në vëmendje rritjen e lartë të numrit të personave të prekur nga kanceri, një sëmundje që ndikohet mjaft edhe nga faktorët mjedisore. Kjo proteste u parapri nga një fushtë për mbledhjen e firmave të mijëra qytetareve nga organizatat rinore të bashkuara në kuvendin civil, të cilët u shprehën kundër importiti të mbetjeve.

Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.

Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare, theksoi Sazan Guri.

Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›