Ardian Fullani dhe Ermelinda Meksi në bordin e Bankës së Shqipërisë
Share
Kuvendi ka miratuar gjashtë emrat për Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre emrat e parë, ato të qeverisë, kanë marrë votën kundër të opozitës. Ardian Fullani, guvernatori aktual, mori 75 vota pro, 54 kundër. Petraq Milo, edhe ky propozim i qeverisë, mori 75 vota pro, 55 kundër. Kurse Elisabeta Gjoni mori 78 vota pro.
Ndërkohë, më konsensus ka pasur për kandidaturat e vetë Kuvendit. Tre emrat e miratuar janë Dhori Kule, Eva Golemi dhe Ermelinda Meksi. Në fund të votimit, kryetarja e Kuvendit ka rezervuar një fjalim të shkurtër për Meksin, duke vlerësuar punën e saj në Kuvend, kur ishte në qeveri dhe brenda Partisë Socialiste.