E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca shtyn dhe me dy javë hetimet për Kreshnik Spahiun

Share

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar shtyrjen me dy javë të punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për nisjen e procedurave të shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Komisioni kishte kërkuar zyrtarisht edhe dy javë kohë për të vazhduar hetimet dhe kjo është mbështetur nga 72 votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte kundër.

Ky veprim vjen edhe pse tashmë Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryetarit të KLD-së. Mazhoranca është e tërbuar me faktin që nuk arriti do ta shkarkonte, pasi Spahiu dha dorëheqjen vetë dhe tashmë është i angazhuar vetëm me Aleancën Kuq e Zi.

Sakaq, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Kodi Civil mori 129 vota pro në Kuvend, pasi opozita votoi pro ndryshimeve në kod.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›