E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Brenda vitit, shqiptaret do te levizin pa viza"

Numri dy i qeverise shqiptare, njeheresh minister i Jashtem, Ilir Meta eshte shprehur se jane plotesuar te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave. "Dua te shpreh edhe nje here tjeter vleresimin tim me te mire, per punen e jashtezakonshme qe kane bere te gjitha institucionet lidhur me permbushjen e kritereve te udherrefyesit te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave. Duke i inkurajuar edhe nje here te gjithe, per ate pune te jashtezakonshme qe kane bere kryesisht gjate 6 muajve te fundit, dua te shpreh besimin tim se me kete ritem e pergjegjshmeri, do te vijohet edhe ne javet e muajt e ardhshem, ne menyre qe brenda vitit te permbushet ai angazhim i shumepritur per te gjithe shqiptaret per te realizuar liberalizimin e vizave", ka qene deklarata e djeshme e zv/kryeministrit Ilir Meta, teksa ka zhvilluar nje takim me gazetaret ne seline e Ministrise se Jashtme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›