E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhorance-opozite perplasje per taksat

Beqaj Tarifat e reja rriten cmimet . Ministria Te ardhurat nuk i realizoi pushteti vendor

Debati publik mbi situaten ekonomike i afrohet absurdit. Shifrat dhe pasqyrimi i realitetit qe qeveria dhe opozita po i prezantojne opinionit priren te ecin ne kahe krejtesisht te kundert. Ne kete kuader optimizmi per rritjen ekonomike mbetet te jete nje ekskluzivitet i Kryeministrit Sali Berisha i cili teksa pret gjithandej shirita perurimi ballafaqohet edhe me nje oponence nga ana e Partise Socialiste qe jep shembuj trondites rrenimi si ajo e shifres prej 1 milion te papunesh. As ulja e planit ne muajin korrik nuk e shpetoi dot qeverine. Mungojne 10 milione dollare. Shprehja qe degjojme cdo dite nga shqiptaret eshte Pune nuk ka Leke nuk ka deklaroi dje deputeti socialist Ilir Beqja. Me keto dy te dhena te thjeshta ai ka ecur me tej per te ilustruar informacionin e vet me fakte te realitetit ekonomik dhe social qe per PS aktualisht eshte konkluzioni i nje krize te mohuar. Eumlshte plotesisht e vertete. Nuk ka as pune nuk ka as leke. Kete e verteton jo vetem shifra e papunesise plot 1 milion te papune por e provojne edhe te dhenat e Drejtorise se Tatimeve. Te ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kane rene 12 krahasuar me nje vit me pare tha Beqja. Sugjerimi i tij per te ndryshuar kete situate eshte perfshire ne nje apel politik qe kerkon edhe nje here largimin e qeverise te drejtuar nga Sali Berisha. Madje per deputetin socialist kjo mbetet e vetmja rruge per sa kohe qe ekipi qeverises konsiderohet jo nje menaxher i dobet i financave publike por thjesht dhe vetem nje trupe qe grabit qytetaret. Replika zyrtare ndaj ketij mesazhi te perseritur te PS ka ardhur nga Eva Simoni zedhenesja e ministrit te Financave Ridvan Bode. Ajo i ka hedhur poshte deklaratat e deputetit Ilir Beqja duke i konsideruar ato si spekulim dhe mashtrim. I vetmi ze qe rezulton me mosrealizim te te ardhurave dhe madje nen faktin e 8-mujorit te vitit 2009 jane te ardhurat e pushtetit vendor dhe te bashkise se kryetarit te z. Beqja te cilat kane nje deficit prej 10 milione dollaresh... kriza e deklaruar nga opozita disa here ka te beje thjesht me zhvillimet ne oborrin politik te z. Rama tha Simoni ne nje pergjigje ku perzihet elementi teknik me ate propagandistik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›