Rama Nje milion te papune permbysin qeverine

Papunesia ka arritur ne 1 milion persona. Shifer kjo qe mjafton per te permbysur kete qeveri. Prandaj te ngrihemi ne kembe per te protestuar ndaj Kryeministrit borxhli. Keshtu eshte shprehur dje nga Librazhdi kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Me nje apel qe natyrshem perceptohet si kredo elektorale e opozites ai ka integruar keshtu ne debatin e dites nje problem te cilin nuk mundet ta pergenjeshtroje asnje shumice. Me nje ndryshim vetem formal mesazhi ne fjale eshte nje artikulim pragmatik i Politikes se Re te pershkruar nga parulla Pertej se Majtes dhe se Djathtes e cila gjen vend si e tille sidomos te kategoria e te papuneve. Ajo qe ka rendesi te lexohet ne kete tur eshte dimensioni ekonomik i tij i ndertuar thuajse teresisht mbi situaten e veshtire qe kalon vendi duke u perpjekur te projektohet si ngjizese e pakenaqesise se qytetareve. Per tu nenvizuar eshte edhe fakti se shifra prej 1 milion te papunesh qe theksohet nga kreu socialist perputhet afersisht me ate te njerezve qe rregullisht nuk e ushtrojne te drejten e votes e cila ne piken kritike ekonomike ne vend do te mund te ishte nje gur me shume peshe ne balancen elektorale. Mbi kete kuptim turi i Edi Rames mund te shihet edhe si parafushate elektorale si nje mesazh dhe orientim per strukturat e PS-se te cilat po pergatiten per tu ballafaquar se shpejti me koalicionin e djathte. Nderkohe me te njejten kembengulje por gjithsesi ne plan te dyte eshte theksuar edhe vijimi i luftes per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Eumlshte e rendesishme beteja per lirine e zgjedhjeve pasi nuk duhet te kete qeveri sundimtare. Vendi yne nuk qeveriset por sundohet nga korrupsioni. Ekonomia drejtohet nga nje grup njerezish ndersa borxhi publik eshte kthyer ne nje lak qe mbyt te ardhmen u shpreh Edi Rama. Keshtu kriza ekonomike si mjet per mobilimin e njerezve plotesohet nga ajo per zbardhjen e se vertetes se zgjedhjeve te fundit parlamentare ne nje ndryshim kursi nga ana e PS po te merret parasysh fakti se deri para pak kohesh 28 qershori ishte karta e pare e veprimit. Duke lene Librazhdin Rama i eshte drejtuar edhe qytetit te Peqinit ku ka percjelle ne takimin me strukturat e selise roze te njejtin mesazh politik. Turi i saponisur nga Edi Rama ka ndjekur itinerarin drejt Shqiperise se Mesme pasi ka bere nje nisje nga Jugu. Duke iu permbajtur asaj se cfare Rama ka thene ne takimet e diteve te fundit ka gjase qe aktualisht ky dialog me strukturat te krijoje bazen e nisjes se protestave qe se bashku me betejen ne Parlament tentojne te kompletojne permasen opozitare te ketij aksioni. Ne paranteze angazhimi i ndermarre eshte paraprire nga rivendosja e bashkepunimit te ngushte me aleatet e tjere me te cilet selia roze ndertoi nje koordinim te ngushte edhe gjate periudhes se greves se urise.