Grupi i PS Gjyq ndaj kryeparlamentares per votimin e parregullt te ligjit te pronave
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka vendosur ne mbledhjen e tij te djeshme te riktheje diten e enjte debatin politik per ligjin e pronave. Diskutimet e zhvilluara nga deputetet socialiste kane sjelle si konkluzion nevojen e aktualizimit te ceshtjes e cila pervecse ka te beje me dekretin e Presidentit te Republikes qe e shpallte draftin antikushtetues lidhet edhe me nje deformim te paprecedente ne procedures. Numri dy i Grupit Parlamentar Eduart Shalsi deklaroi dje se seanca e radhes do te dominohet ne debatin jashte rendit te dites pikerisht mbi kete ceshtje e cila edhe pse e monitoruar plotesisht nga mediat serish po mohohet apo justifikohet nga administrata e Kuvendit te Shqiperise. Grupi Parlamentar i Partise Socialiste diskutoi menyren sesi u votua dhe sesi u rrezua dekreti i Presidentit ne lidhje me pronat. Shprehim gjithe indinjaten tone per kete akt te pashembullt parlamentar. Spikerja e Parlamentit ka bere nje akt te patolerueshem nje akt te paprecedente nje akt te pafalshem. Sic u pa qarte dhe nga te pranishmit ne salle por edhe nga pasqyrimi mediatik mazhoranca nuk kishte numrat e mjaftueshem per ta miratuar kete ligj tha Shalsi. Elementi politik i kapur ne kete rast nga selia roze qendron ne brishtesine e verifikuar tanime disa here te ekzistences se shumices parlamentare. Keshtu ligji i pronave i votuar dy here ne seancen e kaluar thjesht ka perseritur ngjarjen e korrikut kur shumica e drejtuar nga Sali Berisha nuk kaloi dot nismen per ndryshimet ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror. Dy iniciativa shume te rendesishme te cilat ne vend te afirmojne forcen vendimmarrese te mazhorances kane sherbyer per te gjymtuar kapacitetin e saj sipas hallkave te koalicionit qe e perbejne. Brenda ketij konteksti selia roze ka pikasur pervijimin e nje krize qe ne mos qofte politike vetiu perkufizohet si institucionale per sa kohe qe vetoja e opozites po shoqerohet me carje te paparashikuara edhe brenda vete trungut qeverises. Aq me shume ka vlere kjo po te mbahet parasysh se ligji i pronave eshte kundershtuar edhe nga shoqatat e ish-pronareve qe pergjithesisht konsiderohen si kontingjent elektorat qe mbeshtet te djathtet. Si zedhenesja me e organizuar dhe me e forte e opozitarizmit ne vend selia roze ka riperseritur edhe nje here dje qendrimin e saj qe sheh te ky akt deformues i Kryetares se Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli nje permase te re te mentalitet drejtues. Ne shprehim gjithe shqetesimin tone per kete dhunim te vazhdueshem qe po i behet procedurave parlamentare te cilat me kete akt shenuan nje kulm procedural dhunimin e procedurale parlamentare. Kerkojme qe mazhoranca ta kete te qarte qe ky nuk eshte vetem dhe thjesht nje vendim antikushtetues por eshte nje ngjarje e cila nuk do te lejohet dhe nuk mund te kalohet lehte nga opozita tha Shalsi. Ne shpresen e re te krijuar me dy votime kunder nismave te Partise Demokratike selia roze po nderton gradualisht idene e nje izolimi relativ te Sali Berishes te cilin me sa duket askush nuk do ta ndjeke ne disa nisma mjaft problematike.