E Premte, 6 Nëntor 2026

Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor trajnim mbi 26 mijë punonjësve

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha sot se, “Akademia e Pushtetit Vendor është struktura që do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NjVV), përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e përgatitjes për integrimin evropian të vendit”.

Mazniku bëri të ditur në mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës, u vendosën themelet e krijimit të kësaj strukture dhe objektivat ambiciozë të saj.

“Akademia synon të trajnojë rreth 26,097 punonjës të pushtetit vendor në tre vitet e para dhe pothuajse të gjithë punonjësit në 4 vite”, tha ai.

Ministri nënvizoi se cilësia e shërbimit për qytetarët është parësore dhe trajnimi i punonjësve u shërben qytetarëve.

1 nga 6

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›