E Martë, 3 Nëntor 2026

Mazniku në biznesin e aluminit në Elbasan: Zero taksa në krijimin e sipërmarrjeve

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ishte sot në Elbasan, ku vizitoi biznesin e Ziku Sinanit, që prodhon dhe monton alumin.

Mzniku tha se, Ziku, është kthyer nga emigracioni në Greqi, për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Ai ka ngritur biznesin e tij, duke sjellë eksperiencën e fituar në Greqi, si një tjetër shembull domethënës të sipërmarrjeve që po zhvillohen në vend pas kthimit nga emigracioni.

Mazniku shprehu mbështetjen e qeverisë për krijimin e politikave lehtësuese që nxisin sipërmarrjen në Shqipëri.

“Falë politikave nxitëse fiskale të qeverisë me zero taksa në krijimin e sipërmarrjeve, sot ai kontribuon në mirëqenien e qytetarëve të Elbasanit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Mazniku. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›