Mbahet Kongresi i 7-të i Shoqatës së Invalidëve të punës. Prezantohen objektivat

Mbi 75 mijë invalidë pune me moshë mesatare 47.2 vjeç janë të regjistruar sot në shkallë vendi. 68% e tyre jane kryefamiljare, 8% jane burre e grua invalide, 10% jane burra te divorcuar nga familjet vetem per shkak te invaliditetit,6% jane gra invalide te divorcuara nga burrat vetem per faktin se jane invalide dhe vetem 8% kane femijet e rritur. Fatura mujore e shpenzimeve të një familjeje, invalidi pune, është mbi 39 mijë lekë, por pagesa e invaliditetit të plotë është afro18 mijë lekë në muaj, ndërsa pagesa e invaliditetit të pjesshëm 9 500 lekë. Për të diskutuar rreth kësaj situate dhe çfarë duhet bërë për përmirësimin e saj Shoqata e Invalidëve të Punës u mblodh në Kongresin e saj të shtatë.
Permirësimi i gjendjes ekonomike përmes rritjes së pensioneve, zbatimi i ligjislacionit për përjashtimin nga taksat kombetare dhe vendore, për transportin interurban, strehimin, punësimin si dhe trajtimin e invalideve te punes me ilace falas ose me 50% te vleres janë prej objektivave ende të parealizuara:
Në fund të Kongresit u bënë dhe zgjedhjet për organet drejtuese të shoqatës. Abdulla Omuri u rizgjodh kryetar i saj.