E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkolla e kopshti “Fiqiri Kurti” në Kavajë, hapësira plot dritë e ngjyra për 400 fëmijë

400 nxënës të Kavajës e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e rikonstruktuar me hapësirat plot dritë e ngjyra, pas shkatërrimit nga tërmeti. “Mirëmëngjes dhe me hapësirat plot dritë e ngjyra të pas shkatërrimit nga tërmeti, shkolla e kopshti “Fiqiri Kurti” në Kavajë, një tjetër realitet i ri për 400 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Kurti” u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Pas rikonstruksionit, shkolla ka tashmë një kapacitet të shtuar dhe me të gjitha mjetet e duhura për mbarëvajtjen e mësimit. Struktura e saj është shumë më e fortë dhe me sistem ngrohjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›