E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbahet forumi i pare i biznesit Shqiperi - Brazil

Sao Paolo 29 tetor 2011 NOA - Ne vazhdim te vizites zyrtare ne Brazil Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjese ne forumin e pare te Biznesit Shqiperi-Brazil i cili u mbajt ne Sao Paolo. Gjate qendrimit ne Sao Paolo Haxhinasto pati takime me perfaqesues te FIESPA Federata e Industrise e Shtetit te San Paolos dhe te Shoqates se Konsujve ne Brazil.

Shqiperia ka krijuar nje klime te favorshme per biznesin e huaj dhe ate vendas. Kjo bazohet ne nje rritje ekonomike te qendrueshme dhe ne nje performance ekonomike qe eshte vleresuar edhe nga institucione nderkombetare. Ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e konsoliduar dhe mjaft dinamike e cila ofron mundesi investimi dhe bashkepunimi per biznesin brazilian tha ministri Haxhinasto.

Gjate qendrimit ne Sao Paolo z. Haxhinasto pati takime ne Shoqaten e Konsujve te Brazilit si dhe me Konsujt e Nderit te Shqiperise ne Bazil. Po ashtu z. Haxhinasto mori pjese edhe ne disa aktivitete te organizuara nga Konsujt e Nderit te Shqiperise ne Brazil.

a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›