E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Mbahet në Tiranë sot dhe nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Katër do të jenë shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri midis dy delegacioneve, që do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi temat: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Në pjesën e parë të takimit do të marrin pjesë: Adela Pirdeni, Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri; Silvio Gonzato, Ambasadori i Delegacionit të BE-së dhe Silda Anagnosti Çepe, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›