E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbahet takimi i 16-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Në Tiranë u zhvillua takimi i 16-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet.

Takimi u drejtua nga zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, dhe bashkëkryesohej nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Marc Ibanez.

Në fjalën e tij, Yzeiraj theksoi rëndësinë e këtij forumi për avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke evidentuar progresin e vendit në kuadër të hapjes së negociatave për të gjithë grupkapitujt.

Ai gjithashtu nënvizoi zhvillimet e fundit në fushat që mbulon nënkomiteti, përfshirë forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në tregti, industri, dogana dhe tatime, duke synuar rritjen e transparencës, digjitalizimin dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Yzeiraj vlerësoi arritjet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së dhe përfundimin me sukses të masave të planifikuara gjatë periudhës raportuese.

Ai theksoi se këto rezultate janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare për modernizimin e ekonomisë, forcimin e institucioneve dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për vijimin e reformave në kuadër të integrimit evropian. /j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›