Mbahet tryeza “Avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar tryezën me temën “Avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional”, ku kanë marrë pjesë drejtorë komunalë të arsimit, drejtorë të shkollave profesionale, përfaqësues të institucioneve private të arsimit, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të organizatave donatore, etj, njofton MAShT.
Sekretari i MAShT, Xhavit Dakaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe theksoi se MAShT ka kohë që po bën përpjekje që të bëj diçka më të dalluar nga aktivitetet e përditshme lidhur me AAP-në. “Ndërkohë, kemi llogaritur se një konference ndërkombëtare që më vonë do ta organizojmë bashkërisht me donatorë, t’i prijë kjo tryezë”, theksoi sekretari Dakaj.
Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit Buja, theksoi se ky segment i arsimit është shpresa më e sigurt për zbutjen e papunësisë në Kosovë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi se në nivel vendi kemi 61 shkolla profesionale dhe mbi 59 mijë nxënës, pra do të thotë se mbi 60 për qind e arsimit i takon arsimit dhe aftësimit profesional.