E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexhid Devaja nderohet nga kryetari i Gjilanit

Mexhid Devaja të mërkurën është nderuar me mirënjohje të veçantë nga kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa për kontributin që ka dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar në përgjithësi dhe për kontributin tij të pamohueshëm në shumë fusha. Vet Mexhid Devaja tha se me këtë mirënjohje ndihet krenar sepse pikërisht nga Gjilani i ka marrë hapat e parë të karrierës.

Mexhid Devaja padyshim është njëri nga figurat më të njohura në Kosovë dhe në arenën sportive në përgjithësi. Puna e tij e palodhshme, e guximshme dhe vetëmohuese ka ndikuar që sporti menjëherë pas luftës të ndërkombëtarizohet dhe të jetë i pranishëm krah për krah me flamujt e shteteve të tjera të botës raporton rajonipress.

Duke i njohur këto merita dhe këto cilësi kryetari i Komunës Qemajl Mustafa së bashku edhe me Veton Nevzadin e kanë nderuar me një mirënjohje speciale Devajën për kontributin që ka dhënë për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›