E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante armë në banesë, pranga 51-vjeçarit në Kamëz

Arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar në Kamëz, i cili mbante armë në banesën e tij.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.

Grupi hetimor po kryen verifikimet e mundshme për zbardhjen e veprimtarisë së 51-vjeçarit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›