Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, një i arrestuar në Tiranë

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ekol”, komisariati i Policisë nr. 4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, arrestoi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin gjerman.
Policia njofton sot se ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K., dhe ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/r.e/