Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, shtatë persona nën hetim

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pasi akuzohen se kanë bllokuar dhe penguar qarkullimin e mjeteve gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës.
Policia njofton se u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
“Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/r.e/