E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbante bajonete, ne pranga studenti

Elbasan - Mbante thike tip bajonete me vete, ndalohet studenti i Universitetit “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan. Policia vendore ka arrestuar ne flagrance Albano Sheme, 20 vjec, me banim ne lagjen “Muzaka”, te qytetit te Beratit, pasi rreth ores 01:30 gjate kontrollit te ushtruar nga policia ne parkun “Rinia”, iu gjet dhe sekuestrua nje thike tip bajonete me dy presa, te cilen e mbante me vete. Nga verifikimet e kryera nga policia rezultoi se Albano Sheme eshte student ne universitetin e Elbasanit. Ndaj tij eshte ngritur akuza e mbajtjes pa leje te armeve te ftohta. Autori ka deklaruar ne polici se e mbante per hobi thiken me vete dhe se nuk kishte asnje qellim te keq. Megjithate, ndaj tij kane nisur hetimet.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›