E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, gjykata le ne burg kreret e Aleances

Gjykata e Vlores le ne qeli dy prej drejtuesve te Gjirit te Aleances per Mbrojtjen e Vlores dhe liron tre te tjere, qe akuzohen per proteste te paligjshme e bllokim te qarkullimit rrugor me 31 mars te ketij viti. Nje prej te ndaluarve nuk doli ne seance per shkak se avokati mbrojtes kerkoi ndryshimin e gjyqtarit Fuat Muka, pasi e cilesoi te njeanshem. Kerkesa per referendum dhe per bllokimin e ndertimit te Petroliferes e TEC-it ne qytetin bregdetar, eshte shoqeruar edhe me protesta diten e djeshme para institucionit te gjykates nga 50 pjesemarres. Masat e sigurise diten e djeshme jane zhvilluar te vecanta dhe keshtu do te behen edhe seancat gjyqesore ne vazhdim. Gjyqtari Fuat Muka ka marre vendimin se seancat gjyqesore do te behen te ndara dhe jo ne grup dhe njekohesisht do te behen pa pranine e medias, e me dyer te mbyllura. Nga vendimi i gjykates, Viktor Lagji dhe Alfons Bilali kane marre masen e sigurise “detyrim paraqitjeje”, deri ne perfundim te hetimeve ndaj tyre, Viron Ferhati ka marre masen e sigurise “arrest shtepie”, ndersa Sadrit Danaj, nenkryetar i Aleances dhe Eneid Hamzai, kryetar i studenteve aleanciste, kane marre masen e sigurise “arrest me burg”, deri ne perfundim te hetimeve. Besnik Lula ka qene i vetmi, i cili nuk e ka marre dje masen e sigurise, per shkak se seanca ne ngarkim te tij eshte pezulluar nga avokati mbrojtes, Petraq Curri, qe kerkoi kete pezullim dhe njekohesisht ndryshim te gjyqtarit Muka, duke e cilesuar si te njeanshem.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›