E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Londer, takim me kryeministrin Braun

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, mori pjese dje ne Konferencen Nderkombetare te Qeverisjes Progresive te organizuar nen kujdesin e Qeverise britanike. Nderkohe qe ne kete konference mori pjese edhe Kryeministri Gordon Braun. Gjate qendrimit te tij ne Londer, Meta u takua me sekretarin e Jashtem britanik, David Miliband, i cili uroi per ftesen qe Shqiperia mori per anetaresimin ne NATO. Gjithashtu, Miliband shprehu deshiren qe Shqiperia te vazhdoje rrugen e integrimit ne NATO dhe BE, duke realizuar standardet e kerkuara. Ndersa nga ana e tij, kryetari i LSI-se, Meta duke i shprehur mirenjohjen qeverise britanike per mbeshtetjen e pakursyer per integrimin e Shqiperise ne NATO konfirmoi vendosmerine per te realizuar standardet dhe reformat e munguara deri tani. Po keshtu, Meta vleresoi perkrahjen e qeverise britanike per pavaresine e Kosoves dhe theksoi se shqiptaret do te kontribuojne edhe me shume per forcimin dhe pershpejtimin e proceseve integruese ne rajon, si rruga e vetme per te forcuar stabilitetin dhe paqen, dhe per te garantuar prosperitetin dhe mireqenien e popujve tane. Por, ndalur ne Samitin e Bukureshtit, Meta theksoi se “ne shpresojme qe edhe Maqedonia sa me shpejt te marre ftesen per ne NATO, pasi kjo do te ishte ne perfitim te gjithe rajonit, paqes dhe stabilitetit te tij”. Njekohesisht, nje takim te vecante, lideri i LSI-se Meta zhvilloi me komisionerin Evropian per Tregtine, Peter Mendelson, me ministrin e Brendshem italian, ish-kryeministrin Xhuliano Amato, me ish- kryeministrin rumun, Adrian Nastase dhe me shume personalitete te tjera te larta. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›