Mbarëvajtja e proceseve zgjerore dhe trajnimi i policëve, Balla takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE/ODIHR

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Matteo Mecacci.
Gjatë takimit ministri Balla i shprehu Mecaccit mirënjohjen për rolin e ODIHR ndër vite dhe për rekomandimet mbi proceset zgjedhore që mbeten referuese për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Me Mecacci diskutuam mbi rolin e Ministrisë së Brendshme dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, thekson ministri Balla.
/rtsh.al/