E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria ndryshime ne Berat e Gjirokaster

Këshilli i Prokurorisë, i mbledhur pasditen e së martës shqyrtoi kërkesat për disa transferime, në kuadër, siç u njoftua nga Prokuroria e Përgjithshme të një organizimi më të mirë të punës.

Lëvizje pati në dy rrethe, Gjirokastër dhe Berat. Në Gjirokastër, Arben Pasho, nga drejtues i Njësisë Task Forcë në këtë rreth, emërohet drejtues në Prokurorinë e Rrethit, po në Gjirokastër.

Ndërkohë në rrethin e Beratit u shkarkua nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethi, Xhemal Saliaj me arsyetimin e mosushtrimit të funksioneve drejtuese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›