Mbaron me sukses misioni në Kore për Karter

Kore e Veriut, 27 Gusht NOA - Sukses i madh diplomatik për ish-presidentin e SHBA-së Jimmy Carter, që ka fituar lirinë e qytetarit amerikan Aijalon Mahli Gomes, i arrestuar në Korenë e Veriut nga muaji janar dhe kjo me akuzën e futjes së paligjshme në territorin e vendit.
Carter, në një vizitë në Pyongyang, është nisur për në SHBA duke marrë me vete dhe Gomes. Ndërkohë qeveria e Koresë së Veriut ka vendosur të rifillojë bisedimet në lidhje me çarmatimin bërthamor.
Aijalon Mahli Gomes ishte dënuar me tetë
vite punë të detyruar nga autoritetet e Pyongyang dhe kjo pasi kishte kaluar në
mënyrë të paligjshme kufirin në vend, duke ardhur nga Kina. Gomes është një
ish-profesor i anglishtes me moshë 30 vjeçare dhe njihet për besimin e tij të
krishterë.
Sipas agjencisë Kina e Re, konfirmimi i lirisë së tij erdhi nga numri dy i
Koresë së Veriut Kim Yong-nam. Qëllimi i këtij vendi është rifillimi i
marrëdhënieve me Korenë e Jugut, Kinën, SHBA-në, Japoninë dhe Rusinë, në lidhje
me çarmatimin bërthamor në gadishull.
Marrëdhëniet tona do të rifillojnë me lirinë e Aijalon Mahli Gomes dhe jemi shumë të lehtësuar që ai do të bashkohet sërish me familjen e tij, - bëri të ditur zëdhënësi i departamentit të shtetit Philip Crowley, nëpërmjet një komunikate.
r.b/NOA