E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ulet rroga e Presidentit të Republikës

Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA Të marrësh tetë mijë euro në muaj është një rrogë e majme qoftë dhe nëse je president i Republikës. Kështu është gjykuar nga autoritetet sllovake të cilat vendosën të ulin rrogën mujore të kryetarit të shtetit.

Vendimi që u mor sot nga qeveria e Sllovakisë, erdhi vetëm pak kohë pasi ulje page për Presidentin miratoi dhe ekzekutivi qendror i Çekisë.

Zyrtarisht, Qeveria e Sllovakisë tha sot se vendosi t'i zvogëlojë me 1.300 euro rrogën presidentit Ivan Gashparoviç, i cili pagën mujore e ka 8.000 euro.

duke argumentuar vendimin, kryeministrja Iveta Radiçova tha se qëllimi i qeverisë është kursimi i shpenzimeve.

Më herët, ishte marrë vendimi nga Praga. Tani e tutje, Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus do të marrë mbi 2.500 euro më pak për çdo muaj. Për më tepër, qeveria mori vendimin jo vetëm që ti ulej rroga por edhe ti tatohet çdo e ardhur financiare.

e.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›