Rusi, ekzekutohen në pushime bashkëshortët, ishin agjentë të FSB-së
Moskë, 27 Gusht 2010 - Në Rusi po vazhdojnë
kërkimet për vrasësit e çiftit bashkëshortor, të cilët punonin për shërbimin e
sigurisë FSB, trashëgimtar i KGB-së.
Burri dhe gruaja ishin në pushime në një zonë turistike në rajonin
Kabardino Balkarija, një nga republikat ruse në Kaukazin verior.
Katër sulmues të maskuar i morën ata nga një kafene, i çuan në lumin e afërt
dhe i qëlluan për vdekje.
Para se të ikin, sulmuesit i vunë zjarrin automjetit të çiftit, raporton
radio Evropa e Lirë.