E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrijne armet e Skenderbeut

Në 100-vjetorin e Pavarësisë, shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut kanë mbërritur nga Austria në vendin tonë, për t’u ekspozuar në Pavionin e Mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar.

Paraditen e së hënës objektet e Heroit tonë Kombëtar kanë mbërritur në Durrës në rrugë detare me një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.

Për sjelljen e tyre në Shqipëri është akorduar një shumë prej 100 mijë dollarësh nga Qeveria, ndërkohë që ekspozimi i tyre në muze do të bëhet në kushte të plota sigurie. Disa muaj më parë një grup ekspertësh austriakë vizituan Muzeun Historik Kombëtar për t’u siguruar mbi kushtet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së dy 100-VjetoriKosovë, ekspozita e flamujveKongresi mbarëshqiptar i rinisëÇamët, festë dhe kujtesë relikeve të rralla që janë pjesë e fondit të në Muzeut të Historisë së Artit në Vjenë.

Për një muaj e gjysmë shpata dhe përkrenarja do të mund të vizitohen nga publiku, për t’u kthyer sërish në Austri. Ne mesdite ne ambientet e Muzeut Kombetar po organizohet edhe pritja dhe ekspozimi i armëve dhe përkrenares se heroit kombetar, te cilat kthehen ne Shqiperi pas disa shekujsh.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›