Rama fton Berishen per takim Te dalim nga situata
3-tetor-Rama.jpg)
Kryetari i opozitës Edi Rama fton Kryeministrin Sali Berisha që të
takohen të martën në orën 10.00, në prani të të gjithë forcave
parlamentare dhe medias.
Rama propozon që kjo tryezë të zhvillohet në hotel 'Sheraton', me shpresën për të gjetur me dialog dhe mirëkuptim daljen nga situata e krijuar.
"Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë thirrjesh televizive të kryeministrit - ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin”, Rama fton publikisht për takim qysh nesër kryetarin e Partisë Demokratike", thuhet në njoftimin e bërë publik pak caste më parë nga selia rozë.
Berisha fton Ramën
Kryeministri Sali Berisha ftoi kryetarin e opozitës Edi Rama që të ulet në bisedime për të shqyrtuar, propozuar dhe vendosur çdo amendament në lidhje me tre ligjet që kërkon Komisioni Evropian, për të dhënë më pas rekomandimin final të statusit të vendit kandidat.
"Status do të thotë çlirim i fondeve të mëdha për Shqipërinë, projekteve të mëdha për vendin tonë dhe hapje dyersh. Ftoj Ramën që të ulet në bisedime dhe për këtë jam gati në çdo moment deri mesnatën e sotme. Nuk ndërtohet historia me bllokime, me inate dhe duke mbrojtur interesat personale", u shpreh Berisha në mbledhjen e së hënës të kabinetit qeveritar.
Duke theksuar se miratimi i këtyre ligjeve është shumë i rëndësishëm, Berisha theksoi se për Fierin tashmë është dhënë një propozim për mocion besimi për të gjithë këshilltarët, në të kundërt le të pritet gjykimi me themel i kësaj çështjeje.