E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë në KQZ listat e para të kandidatëve

Në mesditën e kësaj të hëne, Partia Demokracia Sociale ka qënë e para që ka depozituar 140 emrat e kandidatëve ne KQZ. Pas saj listën me kandidatët e kanë cuar edhe Partia Lidhja Demokristiane, dhe dy partitë e tjera, Aleanca Kombëtare si dhe Partia e Gjelbër. 

TIRANE- Mbërrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e para të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 qershorit. Në mesditën e kësaj të hëne, Partia Demokracia Sociale ka qënë e para që ka depozituar 140 emrat e kandidatëve mes të cilëve kryetari Paskal Milo figuron të kandidojë në qarkun e Vlorës.
Gjithashtu këtë të hënë listën me kandidatët e kanë cuar edhe Partia Lidhja Demokristiane, kryetari i së cilës, Nikollë Lesi do të kandidojë në qarkun e Lezhës.
Edhe dy partitë e tjera, Aleanca Kombëtare si dhe Partia e Gjelbër kanë respektuar gjithashtu ligjin duke depozituar emrat e kandidatëve.

Ndërkohë mësohet se dy partite e mëdha, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ende nuk kanë cuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dy partitë duket se do presin afatin maksimal që përcakton ligjin, datën 19 maj dhe orën 20 të kësaj dite, për të bere publike emrat e kandidatëve për të cilët do të kërkojnë votën e shqiptarëve më 28 qershor. Partia Socialiste pritet të mbledhë shumë shpejt kryesinë e saj e cila do ti japë dorën e fundit listës së emrave të propozuar nga strukturat socialiste në 12 qarqet e vendit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›