Rama te Bregu i Lumit: Qeveria jonë për shqiptarët
Kryebashkiaku Rama ka qenë sot në zonën e Bregut të Lumit, i pranishëm në inagurimin e një rruge me fondet e bashkisë. Sipas Ramës, në 4 vitet e ardhshme, shqiptarët do të shohin Tiranën europiane. Rama foli dhe për qeverinë e re e pas zgjedhjeve.
TIRANE- “Nesër shqiptarët do të kenë një qeveri kombëtare dhe një kryeministër që do të mendojë ditë natë për ta”. Kështu ka deklaruar nga Bregu i Lumit kryebashkiaku Rama ku ishte i pranishëm për inagurimin e një rruge e ndërtuar me të ardhurat e bashkisë. Gjatë inspektimit të rrugës së përfunduar Rama tha se kryeqytetasit do të kenë mundësi që në katër vitet e ardhshme të shohin Tiranën e vërtetë europiane.
“Me votën e 28 qershorit, banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij do të kenë jo vetëm një bashki e cila punon ditë e natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare që do ti kthej sytë nga problemet e tyre. Një kryeministër i cili duke i njohur me imtësi të gjitha naët e punës dhe dhe problemet e kryeqytetit do të kenë mundësi të shohin një transformim që është po aq i pa imagjinueshëm sa ç’ishte transformimi i TIranës në tër këto vite ku ne e nisëm vërtet nga zero”- u shpreh Rama.
Qeveria kombëtare e pas 28 qershorit – tha Rama – do të nisë një pune kolosale për transformimin europian jo vetëm të kryeqytetit, por të të gjithë Shqipërisë.
“Me një aleancë të pa parë deri më sot mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ne do ta bëjmë Tiranën europiane shumë herë më shpejt dhe do tu japim fëmijëve tanë një Tiranë e cila do të jetë e çdo qytetari. Pas kësaj Tirane do të vi me varp të gjitha qytetet dhe komunat e vendit dhe Shqipëria do të transformohet në 4 vitet e ardhshme ashtu sikur nuk është transformuar këto 18 vite të marra sëbashku”- theksoi Rama në fjalën e tij.
Rruga e ere, ndërtimi i së cilës kapi shifrën e 27 milion lekëve, ka përfshirë ndërtimin e rrjetit të ujërave të bardha, rrjetin e ndriçimit rrugor dhe mbledhjen e 130 pemëve aromatik të llojit blir. (a.r/news24/balkanweb)