Kartat, s’ka nisur aplikimi në 4 komuna të Përmetit
Konkretisht në komunën e Ballabanit, të Carshovës, Petranit dhe Sukës, procesi i aplikimit per kartat nuk ka nisur, ndërsa nuk bëhet fjalë për shpërndarje të kartave. Ndërkohë në Vlorë po punohet vetëm me një qëndër aplikimi
PERMET-VLORE-Ndërsa na ndajnë veteë 40 ditë nga zgjedhjet, në 4 komuna të Përmetit, ende nuk ka nisur aplikimi. Ndërkohë në Vlorë po punohet vetëm me një qëndër aplikimi.
Pavarësisht apelit nga News24 pak ditë më parë, situata ende ka mbetur e pandryshuar. Konkretisht në komunën e Ballabanit, të Carshovës, Petranit dhe Sukës, procesi i aplikimit nuk ka nisur, ndërsa nuk bëhet fjalë për shpërndarje të kartave.
Pak ditë më parë ishte vetë kreu i Partisë Socialiste të Përmetit Gilberto Jaçe i cili konfirmoi se në këto komuna nuk ka mbërritur ende baza materiale, duke rrezikuar seriozisht procesin. Kështu rreth 12 mijë banorë e kanë të pamundur të pajisen me karta identiteti, të domosdoshme për votimet e 28 qershorit, ndërkohë që nuk ka ende një përgjigje zyrtare se kur do të bëhet i mundur ky proces.
Probleme janë regjistruar dhe në qytetin e Vlorës, kun në funksion është vetëm një qendër aplikimi. Mësohet se në këtë qytet procesi është i mundur në 5 operatorët e kësaj qendre, gjë e cila ka shkaktuar radhë të gjata qytetarësh. Këta të fundit ankohen se ka vonesa të shumta në shpërndarjen e kartave.
(d.b/News24/BalkanWeb)