E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin ne KQZ kerkesa ankimore e Partise Socialiste

Mbërrin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesa ankimore e Partisë Socialiste.

Me anë të saj, kjo forcë politike kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve.

Një ankimim i tillë bëhet në një kohë kur vetëm dy ditë më parë, institucioni qendror për zgjedhjet në vendin tonë, shpalli rezultatin për Tiranën.

Sipas tij, fitues për bashkinë e kryeqytetit, rezulton të jetë kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Bashën.

Dhe pikërisht, ankimimi që u dorëzua sot nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, përmban kërkesën për të rrëzuar këtë vendim të KQZ-së.

Konkretisht, PS-ja kërkon pavlefshmëri për rreth 300 qendra votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›