Sandor Molnari Te filloje dialogu mes paleve
Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri përsëritën sot apelin e faktorit ndërkombëtar për klasën politike shqiptare, e cila, sipas tyre, duhet të nisë dialogun.
Sandor Molnari, ambasadori i Hungarisë në Tiranë, i pranishëm në një konferencë për mjedisin, u shpreh se "i bashkohem thirrjeve të partnerëve europianë që të fillojë dialogu mes qeverisë dhe opozitës për të arritur marrëveshjet e duhura për të bërë të mundur që vendi të marrë statusin e vendit kandidat".
"Ka kushte që duhet të plotësohen për sa i përket Shqipërisë", tha ai, duke shtuar se "kyçi për procesin e integrimit është plotësimi i rekomandimeve. Pamë që përpara zgjedhjeve nisi dialogu për plotësimin e kritereve dhe unë bëj thirrje që ky dialog të vazhdojë".
Ndërsa mesazhi i ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili ishte i pranishëm gjatë punimeve të konferencës kombëtare "Besimi social dhe autoritetet institucionale", të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ishte se “Shqipëria duhet të punojë jo vetëm për reforma politike për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por duhet të bazohet në vlera të vërteta të besimit social për t'u bërë pjesë e këtyre strukturave”.
“BE-ja e ka ngritur strukturën e saj në baza të shëndetshme të vlerave, duke i cilësuar si garanci për qëndrueshmërinë e këtij unioni. Në këtë drejtim duhet angazhim i sinqertë edhe nga Shqipëria nëse do të bëhet pjesë e këtyre strukturave”, tha Sequi.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ambasadori i i OSBE-së në Tiranë, Dan Redford, i cili përsëriti faktin se ligjet më të rëndësishme duhet të marrin konsensusin politik. Dhe ky konsensus, sipas tij, jepet më së miri në parlament.
Ndërsa, zv.ambasadorja amerikane në Shqipëri, Deborah Jones, theksoi se "besimi social është një element thelbësor i demokracisë së shoqërisë dhe përparimit të një vendi, prandaj duhet përpjekje e bashkërenduar e të gjithë aktorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë aspiratat e saj".