Mbërrin në Tiranë Ricky Martin

Ylli i muzikës latine Ricky Matrin do të ngjitet në skenën e Sheshit “Skënderbej” në Tiranë këtë të enjte më 20 korrik për ti dhuruar publikut shqiptar emocione të forta. Ai do të interpretojë shumicën e këngëve të tij hit.
Ricky Martin do të performojë së bashku me Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës së Tiranës me Dirigjent Jacopo Sipari di Pescasseroli. Mes baladave romantike të Martin së bashku me orkestrën do të luajnë me elegancë nota latine duke ndezur edhe më shumë atmosferën për publikun i cili mendohet se mund të arrijë rreth 10.000 vetë.
Ricky Martin së shpejti do të dalë në turne dhe do ta ndajë skenën me këngëtarë si Pitbull dhe Enrique Iglesias, ku ky i fundit ka performuar disa javë më parë në Tiranë.
/rtsh.al/